Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PD-ASHM ankimon në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun e Tiranës! Kërkon pavlefshmëri
👁7988
Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin edhe në qarkun e Tiranës. Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elga Menga, PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor. Po ashtu PD kërkon zgjedhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku. Më herët koalicioni opozitar ka ankimuar vendimin e KQZ-së për zgjedhjet edhe në qarqet Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Berat dhe Kukës. Top Channel