
Vlera e tregut e X rikthehet në 44 miliardë dollarë
Rrjeti social X vlerësohet me 44 miliardë dollarë sipas një raporti të The Financial Times. Elon Musk e bleu platformën njohur si Twitter për 44 miliardë dollarë në 2022.
Megjithatë një raport i Bloomberg sugjeron se X ka ngritur 1 miliardë dollarë nga investitorë të ndryshëm, një marrëveshje që e vlerësonte me 32 miliardë dollarë.
Vetë Musk ka marrë pjesë në këtë investim. Pavarësisht dy vlerësimeve të ndryshme, X ka ndryshuar situatën e saj financiare e cila ishte e rënduar në momentin që Musk e bleu. Në Shtator të vitit të kaluar Fidelity Investments e vlerësonte me 10 miliardë dollarë.
Të ardhurat e X ranë që kur Musk e bleu, por së fundi postoi 1.2 miliardë dollarë fitim para taksave për 2024, e cila është e njëjta vlerë fitimi përpara se Musk ta blinte.
/PCWorld Albanian
Burimi