OpenAI lançon modelin AI GPT-4.5 i cili bisedon më natyrshëm

OpenAI lançon modelin AI GPT-4.5 i cili bisedon më natyrshëm

OpenAI ditën e Enjte vendosi të lançonte një version paraprak të GPT-4.5. kompania thotë se sistemi është modeli më madh dhe më i fuqishëm i saj gjer më sot.

Në testimet e para OpenAI thotë se GPT-4.5 bisedon me njerëzit më natyrshëm dhe ka aftësinë për të bërë bisedë të ngrohtë por edhe shfaq një inteligjencë emocionale.
Në një shembull të publikuar nga OpenAI, një person i thotë ChatGPT se po kalon momente të vështira pasi ka dështuar në një provim. Në modelet e kaluara GPT-4o dhe o3-mini chatboti i jepte një listë këshillash të padobishme ndërsa GPT-4.5 sillet ndryshe.

“Dëshiron të flasësh rreth asaj çfarë të ka ndodhur apo ke nevojë të largosh mendjen? Unë jam këtu,” përgjigjet chatboti i fuqizuar nga GPT-4.5.

Në lidhje me halucinacionet OpenAI thotë se GPT-4.5 ka bërë hapa të mëdhenj përpara. I vendosur përmes SimpleQA, një testim i dizajnuar nga OpenAI për të provuar aftësinë për tu përgjigjet pyetjeve të drejtpërdrejta por sfiduese,” GPT-4.5 doli mbi o3-mini, GPT-4o dhe o1.
Pavarësisht aftësive të veçanta, GPT-4.5 nuk është një zëvendësues i drejtpërdrejtë i GPT-4o dhe o3-mini. GPT-4.5 është për përdorim të përgjithshëm. Gjithashtu nuk është multi-modal si GPT-4o.
Është një model i madh dhe intensiv me resurset kompjuterike. Pasuesi i tij GPT-5 pritet të integrojë teknologjitë më të fundit të OpenAI përfshirë modelin lider o3. Përdoruesit e ChatGPT Pro mund të përdorni GPT-4.5 prej ditës së sotme. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente