
Elon Musk tha se X u godit nga një sulm masiv kibernetik
Platforma e media sociale X pati probleme të herëpashershme ditën e Hënë ndërsa Elon Musk regoi duke thënë se ishin ballafaquar me një sulm kibernetik të pazakontë.
“Sulmohemi çdo ditë, por ky i fundit kërkonte mbështetej në resurse të mëdha. Ose një grup i madh i koordinuar ose një vend i botës mund të jetë pas tij,” thoshte Musk përmes një postimi në X.
Ai nuk qartësoi çfarë nënkupton me “resurse të mëdha” dhe komentet e tij u pritën me skepticizëm nga ekspertët e sigurisë kibernetike të cilët thonë se sulme të tilla, njohur ndryshe si DDoS, ekzekutohen nga grupe të vogla ose individë.
Një burim i agjencisë së lajmeve Reuters në industrinë e infrastrukturës së internetit tha se X ishte goditur nga disa valë sulmesh DDoS. Këto sulme përpiqen të rrëzojnë uebsajte duke i vënë në shënjestër me sasi të larta trafiku.
Sulme të tilla nuk janë të sofistikuara por shkaktojnë ndërprerje shërbimi. Në çdo rast, sulmet e mohimit të shërbimit janë jashtëzakonisht të vështira për t’u gjurmuar tek autorët e tyre dhe adresat IP të përfshira rrallë ofrojnë ndonjë pasqyrë kuptimplotë se kush ishte pas tyre. /PCWorld Albanian
Burimi