
Çmimi i Bitcoin në pritje të vendimit të Rezervës Federale Amerikane
Çmimi i Bitcoin nuk pati lëvizje të mëdha ditën e Mërkure pasi Banka e Japonisë vendosi me votë unanime të mban interesa të pandryshuara. Tani tregtarët po presin të shohin nëse Rezerva Federale do të bëjë të njëjtën.
Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell pritet të flasë përpara mediave lidhur me vendimin që kanë marrë pasditen e sotme me orën tonë lokale.
Në këto momente që shkruajmë Bitcoin tregtohet me 84,392 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko, një rritje me 3.4 përqind në 24 orët e fundit.
Volumi i tregtimit në 24 orët e fundit ishte 25 miliardë dollarë, shumë larg niveleve ditore të javës së kaluar prej 42 miliardë dollarësh. Shumica presin që çmimi i Bitcoin të qëndrojë në këto nivele përgjatë fundjavës ndërsa Indeksi i Frikës dhe Lakmisë Kripto humbi 2 pikë që prej ditës së djeshme.
Që nga fillimi i vitit, indeksi – i cili varion nga 0 për frikën ekstreme në 100 për lakminë ekstreme – ka arritur deri në 84 dy ditë pas inaugurimit të Presidentit Donald Trump.
Por ajo ka përjetuar një zbritje të menjëherë që pasi tensionet gjeopolitike dhe tarifat e tregtisë globale kanë pllakosur tregjet.
Investitorët presin të shohin ndonjë sinjal për shkurtime interesash në të ardhmen e afërt ndërsa 99 përqind e tyre kanë humbur shpresat se do të shohin ndonjë lëvizje të tillë sot. /PCWorld Albanian
Burimi