Apple rifreskon laptopët MacBook Air me çipin M4

Apple rifreskon laptopët MacBook Air me çipin M4

Apple prezantoi ditën e sotme modelet më të fundit MacBook Air duke sjellë çipin M4 tek këta laptopë me format të hollë.

Jo vetëm që linja po bëhet më e fuqishme por gjithashtu më e lirë. Modeli bazë M4 MacBook Air do të shitet për 999 dollarë, 100 dollarë më pak sesa çmimi fillestar i modelit të kaluar. Porositë fillojnë prej ditës së sotme dhe kompjuterët do të mund të blihen prej datës 12 Mars.
Modelet Air të vitit të kaluar ishin shumë solidë, por nuk sillnin ndonjë gjë revolucionare. E njëjta vlen edhe për modelet e 2025. Vinë në dy madhësi: 13-inç dhe 15-inç.

Memoria RAM për M2 dhe M3 është bërë 16GB për modelet bazë. E njëjta skemë është aplikuar edhe për modelin M4. Apple premton deri në 18 orë jetëgjatësi baterie dhe mbështetje për Apple Intelligence.
Linja ka një ngjyrë të re blu krahas ngjyrave të zezë, argjendtë dhe artë. Çipet aktuale të kompanisë kanë qenë të disponueshme për MacBook Pro, Mac Mini dhe iMac prej disa muajsh. Apple thotë se çipi i ri i bën laptopët deri në 2 herë më të shpejtë sesa version M1.

Çipi M4 ka 10 bërthama procesorike dhe 10 bërthama grafike. Ofron mbështetje për deri në 32GB RAM. MacBook Air M4 13-inç fillon prej 999 dollarë ndërsa MacBook Air M4 15-inç prej 1,199 dollarë. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente