Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Pazëlli më i vështirë në botë: Arkeologët bashkojnë mijëra copa të afreskut të thyer të një vile romake antike
Arkeologët në Londër kanë rindërtuar me durim mijëra fragmente të një afresku romak të lashtë që nuk ishte parë për 1800 vjet. "Ishte si të bashkoje pazëllin më të vështirë në botë," tha Han Li, specialist i lartë për materialet e ndërtimit në Muzeun e Arkeologjisë së Londrës, në një deklaratë. Pas tre muajsh pune të palodhur, afresku (një pikturë mbi suva) nga Britania Romake u rikthye në radhitjen e tij origjinale. Ai zbulon paraqitje të ndërlikuara të zogjve, frutave, luleve dhe lirave, si dhe grafiti të lashtë dhe një lidhje me autorin e tij. Copat e thyera të suvasë...