PAZARI I MADH/  MOSKA KERKON EUROPEN NE TRYЕZE, TRUMPIT I KOMPLIKOHET MISIONI

PAZARI I MADH/ MOSKA KERKON EUROPEN NE TRYЕZE, TRUMPIT I KOMPLIKOHET MISIONI

Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, pasi qëndrimi i saj mund të luajë një rol vendimtar në arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Kështu deklaroi këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, gjatë një interviste këtë javë. Sipas Ushakovit, administrata amerikane nuk ka arritur deri tani të ushtrojë ndikimin e nevojshëm mbi Kievin për ta bindur të nënshkruajë një marrëveshje me Moskën. “Më parë dukej se, pas takimit në Anchorage, administrata amerikane mund të vendoste kushte dhe ta detyronte Kievin t’i pranonte ato. Por deri tani kjo nuk ka funksionuar në praktikë”, deklaroi Ushakov, duke iu referuar takimit të vitit 2025 në Alaskë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Ai theksoi se negociatat nuk mund...