Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë
Reporterët e tre mediave janë penguar të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, vetëm disa orë pasi një gjykatës federal vendosi që ndalimi i aksesit të tyre nga presidenti Donald Trump duhej të pezullohej përkohësisht. Punonjës të CNN, Politico dhe MS Now raportuan se u ishte mohuar hyrja të enjten në mëngjes. Disave iu sekuestruan kredencialet e shtypit, ndërsa reporterë të tjerë u lejuan të hynin. Avokatët e këtyre mediave kanë kërkuar një seancë urgjente në gjykatë, duke argumentuar se Shtëpia e Bardhë e kishte “shkelur në mënyrë të përsëritur” urdhrin për rikthimin e aksesit të gazetarëve. Gjykatësi Timothy Kelly e rrëzoi ndalimin në orët e para të së enjtes, duke arsyetuar se ai “me shumë gjasa kishte shkelur të drejtat e tyre kushtetuese për një...
Burimi:
javanews.al