Pavarësisht pretendimeve, KAS certifikon zgjedhjet në katër qarqe kyçe

Pavarësisht pretendimeve, KAS certifikon zgjedhjet në katër qarqe kyçe

KAS ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD-ASHM lidhur me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit, Tiranës, Durrësit dhe Fierit. Përmes vendimit të sotëm, KAS bëri me dije se nuk do të ketë rinumërim për këtë qark duke cerfitikuar njekohesisht zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë pak ditë më parë përfundoi rinumërimi i votave për qarqe si Fieri, Durrësi, Tirana, Kukësi por pa ndryshime sinjifikative në rezultatin e 11 majit.    
Burimi: Sot.com.al