“Pastaj do flas unë”, premtim apo kërcënim? Conceição enigmatik për të ardhmen: “As njëra, as tjetra…”

“Pastaj do flas unë”, premtim apo kërcënim? Conceição enigmatik për të ardhmen: “As njëra, as tjetra…”

Sergio Conceição, trajneri i Milanit, foli në konferencën për shtyp në prag të finales së Kupës së Italisë kundër Bologna. A e ndjeni peshën e presionit?Përgjegjësia e madhe dhe presionet janë pjesë e Milanit, i ndjejmë çdo ditë. Në një klub të madh, këto janë gjëra normale, por të mërkurën duhet të fokusohemi te çfarë duhet të bëjmë dhe te kundërshtari. A ju duket ky, Milani më i mirë që keni pasur?Për sa iu përket rezultateve, po. Tre muajt e parë ishin shumë të vështirë, por nuk dua të përsëris veten. Ne si trajnerë varemi nga rezultatet. Çfarë ndjesie ju jep rikthimi në “Olimpico”?Ky stadium më ka dhënë kënaqësi të bukura, por atëherë isha ende futbollist. Ka kaluar kohë. Të mërkurën duhet të kemi të...