”Pasqyra e Çmimeve”, Rama tregon nismën e re: Një sërë produktesh me çmime të pandryshuara deri më 12 janar
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, të cilat synojnë të lehtësojnë përballimin e kostove për qytetarët në kushtet e rritjes së çmimeve. Nisma është ndërmarrë në bashkëpunim me pesë subjekte të rëndësishme të tregtisë ushqimore në vend. Sipas kryeministrit, marrëveshja parashikon mbajtjen e pandryshuar të çmimeve për një sërë produktesh deri më 12 janar të vitit të ardhshëm. Aktualisht, në platformën “Pasqyra e Çmimeve” janë përfshirë 200 artikuj, ndërsa objektivi i qeverisë është që kjo shifër të arrijë në 1 mijë produkte deri në fund të vitit. Gjatë prezantimit, Rama u shpreh se përballë rritjes së përgjithshme të kostove, është e nevojshme që bizneset dhe konsumatorët të gjejnë pika bashkëpunimi për të ndihmuar veçanërisht familjet që përballen me vështirësi...
Burimi:
kohajone.com