No Image Available

Pasojat vijnë vite më vonë/ Goxhaj zbulon skenarin që mund të hapë Serbia

Vendimi i Gjykatës Speciale mund të prodhojë pasoja gjeopolitike disa vite më vonë, nëse konfirmohet në apel dhe në shkallët e tjera, u deklarua në emision. Dritan Goxhaj argumentoi se çështja nuk duhet parë vetëm përmes dënimeve individuale, por edhe përmes mënyrës se si ajo mund të përdoret politikisht kundër Kosovës. Sipas tij, nëse lufta e UÇK-së zhvishet nga karakteri çlirimtar dhe paraqitet si konflikt i brendshëm, Serbia mund të pretendojë se ndërhyrja e saj nuk ishte pushtim, por një operacion joproporcional brenda një lufte civile. Ai tha se një narrativë e tillë mund t’i shërbejë Beogradit për të shmangur kërkesën për falje lidhur me pretendimet për gjenocid dhe krimet e kryera në Kosovë. Në studio u paraqit edhe skenari që Serbia, pas përfundimit të...