Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pasi e dhunoi, 51-vjeçari nga Mirdita i sulmon kunatit shtëpinë me breshëri plumbash
Pasi e dhunoi në një konflikt familjar, i sulmon me armë zjarri edhe shtëpinë gjatë natës kunatit të tij 30-vjeçar (vëllai i gruas). Policia e Mirditës bëri me dije se shpalli në kërkim autorin e dyshuar të krimit, 51-vjeçarin Luan Vukaj. Nga hetimet paraprake rezulton se shënjestër ka qenë banesa e E. Ç., dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm (20 qershor). I riu njoftoi sallën operative të Komisariatit pas brëshërive të plumbave, kurse për fat të mirë nuk pati të lënduar, por vetëm momente terrori. “Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja...