Pashkët “rëndojnë” trafikun në autostradën Tiranë-Elbasan/ Varg makinash drejt destinacioneve për festë

Pashkët “rëndojnë” trafikun në autostradën Tiranë-Elbasan/ Varg makinash drejt destinacioneve për festë

Në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan është shënuar pasditen e sotme ngarkesë në trafikun e automjeteve. Trafiku është rënduar nga shtimi i udhëtarëve që shkojnë drejt destinacioneve të ndryshme për të festuar Pashkët. Në pamjet e publikuara në media, shihet vargu i gjatë i automjeteve. Policia ka shtuar efektiv për të menaxhuar situatën e trafikut të rënduar.
Burimi: Javanews.al