Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pashkët 2025 në epokën e inflacionit, rritet çmimi i kafes dhe ushqimeve! Si ka ndryshuar konsumi i europianëve
Pashkët e vitit 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës.Përballë një inflacioni të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm, familjet europiane përballen me zgjedhje të vështira mes ruajtjes së traditës dhe nevojës për kursim. Ndërkohë që zakonet e konsumit po pësojnë ndryshime të thella, lidhja me simbolikat festive mbetet e fortë. Vetëm një në gjashtë familje udhëtoi për Pashkë këtë vit, një tregues i qartë i ndikimit të inflacionit në zakonet e pushimeve. Kostoja e transportit është bërë pengesë kryesore për lëvizjen: çmimet e biletave të trenave u rritën deri në 190% brenda 20 ditësh. Njësoj alarmante janë edhe fluturimet, me një rritje mesatare prej mbi 180 eurosh 24 oër para festave. Traditat gastronomike të Pashkëve nuk janë zhdukur, por janë përshtatur. Të dhënat nga...