Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit
Pasaporta shqiptare nuk është një biletë automatike për të veshur fanellën kuqezi. Këtë po e konfirmojnë dy raste të ndryshme, por me të njëjtin përfundim për momentin: as Elia Caprile dhe as Amar Gerxhaliu nuk do të jenë pjesë e grupit që Rolando Maran do të grumbullojë për ndeshjet e nëntorit. Rasti më i komplikuar është ai i portierit italian të Cagliarit. Caprile u pajis me pasaportë shqiptare përmes lidhjes me partneren e tij shqiptare, por nuk ka prejardhje apo lidhje gjaku me Shqipërinë. Pikërisht këtu nis problemi, pasi marrja e shtetësisë nuk përkthehet automatikisht në të drejtën për të përfaqësuar një kombëtare. Pengesa lidhet me rregulloret e FIFA-s dhe kriteret që përcaktojnë se kur një futbollist mund të përfaqësojë një shtet me të cilin...
Burimi:
javanews.al