Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje tronditëse nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara

Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje tronditëse nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara

Pas shuarjes së flakëve në fshatin Kaninë, ditën e sotme janë filmuar pamje ajrore të realizuara me dron, të cilat tregojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Zona e prekur shfaqet e djegur në një sipërfaqe të gjerë, ku bimësia është shkrumbuar pothuajse tërësisht. Terreni i zi dhe pemët e dëmtuara janë dëshmi e fuqisë shkatërruese të flakëve që përfshinë këtë pjesë të Vlorës një ditë më parë. Autoritetet janë duke vlerësuar pasojat konkrete dhe evidentimin e plotë të dëmeve, ndërsa banorët e zonës kërkojnë masa parandaluese për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla.