Pas Vlorës, goditja e radhës në Fier/ Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve që varen nga Bashkia

Pas Vlorës, goditja e radhës në Fier/ Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve që varen nga Bashkia

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Fierit, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve vendore dhe drejtues të varur nga bashkia. Sipas raportimeve mediatike, kreu i qeverisë u ka kërkuar dorëheqjen të gjithë atyre zyrtarëve që, sipas tij, kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre, veçanërisht në lidhje me lirimin e hapësirave publike. Kjo është një lëvizje që vjen në vazhdën e aksionit të nisur më herët nga kryeministri, i cili gjatë një ndalese në Vlorë kërkoi largimin e 21 drejtuesve institucionalë për të njëjtat arsye, mungesë angazhimi dhe neglizhencë në detyrë.
Burimi: Sot.com.al