Pas vizitës së Ramës në Vlorë, Policia bashkiake zbarkon në lagjen “Muradie” për lirimin e hapësirave publike

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, Policia bashkiake zbarkon në lagjen “Muradie” për lirimin e hapësirave publike

Jo vetëm furtunë në bashkinë e Vlorës me shkarkime drejtuesish dhe paralajmërime, por edhe ultimatum për biznesin vendas në lagjen e vjetër “Muradie”. Kryeministri Edi Rama një ditë më parë konsumoi një kafe në lagjen turistike të transformuar të Vlorës por ajo që vuri re është mungesa aty e hapësirës për të kaluar dhe zaptimi i kësaj të fundit nga bizneset si bar kafe dhe restorante. Kaq ka mjaftuar që të hapë urdhër për lirimin e hapësirës publike në “Muradie” nga karrige, stola, frigorifer, çadra etj. Menjëherë sot në këtë zonë ka zbarkuar policia bashkiake për lirimin e hapësirës publike....
Burimi: Top-Channel.tv