Pas valës së re të sulmeve, Irani kërcënon SHBA-të: Do të pendoheni, ju pret dënim i rëndë!

Pas valës së re të sulmeve, Irani kërcënon SHBA-të: Do të pendoheni, ju pret dënim i rëndë!

Irani ka reaguar ndaj sulmeve të reja amerikane, me zëdhënësin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Sardar Mohebi, që ka paralajmëruar një përgjigje të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara. Në një postim në rrjetin social X, Mohebi deklaroi: “Dënim i rëndë i pret agresorët dhe Amerika do të pendohet për sulmet e saj të reja.” Deklarata vjen pak pas njoftimit të Komandës Qendrore të SHBA-së për nisjen e sulmeve të reja ndaj objektivave të IRGC-së në Iran. Reagimi i Gardës Revolucionare rrit më tej shqetësimet për një përshkallëzim të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, veçanërisht pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-të do të përgjigjen me forcë edhe më të madhe në rast të një hakmarrjeje iraniane.