Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pas valës së arrestimeve në doganë, pala greke pezullon edhe sot punën në Qafë Botë
Lëvizja e automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës mbetet e pezulluar edhe sot. Kalimi është i mundur vetëm në këmbë, ndërkohë që dhjetëra qytetarë shqiptarë janë bllokuar në doganë, pasi pala greke ka ndërprerë përkohësisht punën. Shkak për këtë situatë është bërë një operacion i autoriteteve greke, që ka çuar në arrestimin e disa doganierëve të dyshuar për korrupsion. Sipas raportimeve, punonjësit e doganës u kapën duke lejuar kalimin e mjeteve pa kontrolle, në këmbim të pagesave të paligjshme, sidomos për automjete të rënda dhe kamionë me rimorkio. Deri tani, janë ndaluar 13 persona, ndërsa hetimet për këtë rrjet...