Pas ultimatumit të Ramës për “vetëpastrim”, drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë dorëheqjen

Pas ultimatumit të Ramës për “vetëpastrim”, drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë dorëheqjen

Bashkia Durrës Një valë dorëheqjesh ka përfshirë edhe Bashkinë e Durrësit pas këkresës së kryeministrit Edi Rama. Bëhet me dije se drejtuesit kryesor të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Megjithatë, do të jetë Komisioni i ngritur që do të vlerësojë punën e gjithsecilit prej tyre. Ai do të vendosë se kush do të qëndrojë dhe kujt do t’I pranohet dorëheqja. Kjo lëvizje në Bashkinë e Durrësit vjen pas shkarkimeve në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të Ramës. Kryeministri zhvilloi një vizitë në Bashkinë Durrës, më 8 korrik, ku kërkoi largimin e drejtuesve nga detyra.
Burimi: Zeri.ai