Pas Trump, Putin zhvillon bisedë telefonike dhe me Papa Leon XIV

Pas Trump, Putin zhvillon bisedë telefonike dhe me Papa Leon XIV

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka patur një ditë intensive sa i përket telefonata shumë të rëndësishme. Kremlini bënë me dije se përgjatë ditës së sotme Putin ka komunikuar me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump si dhe me Papa Leon XIV, kreun e sapozgjedhur të Selisë së Shenjtë. Papa Leon XIV ka shprehur më herët shqetësimin e tij për situatën në Ukrainë. “Mendimet e mia shkojnë shpesh te populli ukrainas i prekur nga sulmet e reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”, ka deklaruar ai më herët.
Burimi: Vizionplus.tv