Pas trazirave, të rinjtë kërcejnë përpara Policisë. Valle me daulle para Kryeministrisë
Një moment i veçantë është regjistruar gjatë ditës së tetë të protestës së të rinjve. Përpara godinës së Kryeministrisë, siç shihet edhe në pamjet e gazetarit të ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku, disa prej protestuesve kanë nisur të kërcejnë valle nën ritmin e daulles, në një skenë që bie në kontrast me tensionet dhe përplasjet e ditëve të mëparshme. Pamjet e të rinjve që kërcejnë përballë efektivëve të policisë sjellin një tjetër atmosferë në protestën që prej ditësh ka mbajtur të tensionuar kryeqytetin.
Burimi:
kohajone.com