Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Një burrë akuzohet se ka kërcënuar stafin e një deputeteje australiane duke mbajtur në dorë një armë të tipit “nunçaku”, njoftoi policia australiane këtë të enjte, vetëm pak ditë pasi një tjetër deputete u plagos rëndë, kur një burrë e përplasi disa herë me automjetin e tij, e cila humbi të dyja këmbët. Këto incidente kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e grave në politikë dhe kanë ngritur pikëpyetje lidhur me masat e sigurisë në një vend ku përfaqësuesit e zgjedhur janë mjaft të aksesueshëm për publikun. Sipas policisë, një 56-vjeçar hyri të mërkurën në zyrën e Hannah Beazley, ministre e qeverisë shtetërore të Australisë Perëndimore, në një periferi të Perthit, duke mbajtur një “nunçaku” dhe duke bërë kërcënime. Në atë moment, Beazley nuk ndodhej në...