Pas Tiranës, njoftohet protestë e studentëve në Shkodër, të enjten në mëngjes para Rektoratit të UNISHK

Pas Tiranës, njoftohet protestë e studentëve në Shkodër, të enjten në mëngjes para Rektoratit të UNISHK

Ndërsa sot studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të UNISHK bojkotuan mësimin në solidaritet me protestën e Tiranës, është vendosur një tjetër hap.Përmes rrjeteve sociale dhe njoftimeve për gazetarët, është paralajmëruar një protestë në Shkodër, mëngjesin e ditës së enjte, në orën 09:00 para Rektoratit të UNISHK.Fillimisht, njoftimet ishin kontradiktore, për dy vendndodhje të ndryshme të tubimit të protestës: para ndërtesës së Bashkisë Shkodër apo Rektoratit të UNISHK. Duke mos dashur të politizojnë protestën, ka patur një vendim unanim për tubim para Rektoratit.Ndërkohë, studentë të FGJH- së, janë shprehur të gatshëm ti bashkohen protestave të studentëve në Tiranë, nëse ato do të shtrihen në kohë.Post navigation