Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s (KVERT), të Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë të Akademisë ruse të Shkencave, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë goditi rajonin. “Deri në këtë kohë, reja e hirit është përhapur 58 kilometra në lindje të vullkanit. Vullkani vazhdon të shpërthejë në majë. Emetimet e hirit në lartësi deri në 8 kilometra mbi nivelin e detit mund të ndodhin në çdo kohë. Aktiviteti i vazhdueshëm mund të ndikojë në fluturimet në lartësi...