Pas sulmit me flakë, Gjykata e Lartë blindon dritaret me mbrojtëse hekuri
Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë është marrë masa mbrojtëse për të parandaluar sulme të mundshme. Në pamjet e siguruara, disa punonjës shihen duke vendosur barriera mbrojtëse prej hekuri në dritaret e institucionit të drejtësisë. Të njëjtën masë mbrojtjeje kanë zgjedhur të marrin edhe disa biznese private, të cilat janë bërë pre e sulmeve dhe shkatërrimeve gjatë protestave, pavarësisht pranisë së policisë.
Burimi:
kohajone.com