Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pas sulmit iranian në Katar, Emiratet mbyllin hapësirën ajrore
Katari ka dënuar ashpër një sulm iranian ndaj bazës ushtarake amerikane al-Udeid, duke e cilësuar atë si një “shkelje të hapur të sovranitetit të vendit”. Sipas deklaratës zyrtare të publikuar nga autoritetet në Doha, mbrëmjen e së hënës, Irani ka lëshuar disa raketa balistike në drejtim të bazës al-Udeid, e cila ndodhet në jugperëndim të Katarit dhe është një nga instalimet kryesore të ushtrisë amerikane në rajon. Qeveria e Katarit ka paralajmëruar se rezervon të drejtën për të reaguar ndaj këtij sulmi, duke e cilësuar si një akt provokues dhe të pajustifikueshëm. Ndërkohë, tensionet janë përhapur edhe në hapësirën ajrore të rajonit. Sipas të dhënave të FlightRadar24, disa fluturime komerciale që po hynin në Emiratet e Bashkuara Arabe nga drejtimi perëndimor janë detyruar të devijojnë...