Pas ‘stacionimit’ tek Kryeministria, protestuesit nisin të shpërndahen në rrugët e kryeqytetit!

Pas ‘stacionimit’ tek Kryeministria, protestuesit nisin të shpërndahen në rrugët e kryeqytetit!

protestuesit TIRANË- Pas incidenteve të shënuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpar Kryeministrisë, ku protestuesit hodhën gurë drejt policisë dhe dogjën kioska, turma ka nisur të shpërndahet. Protestuesit, të ndarë në grupe, po lëvizin në drejtime të ndryshme të Tiranës. Një pjesë e protestuesve janë drejtuar nga zona e “Trenit”, ndërsa të tjerë kanë lëvizur drejt “Zogut të Zi”, ku qarkullimi ndodhet në kaos. Ndërkohë, protestues të maskuar në zonën e “Trenit” kanë dëmtuar disa tabela rrugore, duke vijuar incidentet edhe pas largimit nga bulevardi kryesor./ZËRI