Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pas shumë muajsh shtyrjeje, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit
👁13535
GJKKO kalon për gjykim dosjen e shumëpërfolur “Partizani”, për të cilën janë nën akuzë Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv Partizani. Ish-kryeministri Berisha ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” u është komunikuar edhe ortakut të...