Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht nga Bashkia e Tiranës: Koha është gjykatësi më i drejtë

Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht nga Bashkia e Tiranës: Koha është gjykatësi më i drejtë

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e shkarkuar vetëm pak ditë më parë nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë, Erion Veliaj, duke i hequr kompetencat si kryetare në detyrë, është larguar përfundimisht nga institucioni qeverisës i kryeqytetit. Përmes një postimi në Facebook, Ristani falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e saj, si dhe thekson se sot largohet me krenari nga një institucion i cili transformoi tërësisht Tiranën. Megjithatë, Ristani thekson se, mbi të gjitha, do të jetë koha ajo që do të vërtetojë dhe do të jetë gjykatësi më i mirë. Postimi i Ristanit: Pas më shumë se një dekade në shërbim të qytetit më të bukur në botë, largohem sot me krenari, përulësi dhe plot dashuri për Tiranën. Atë që të gjithë e lakmojnë, shumë...