Pas Semanit, Ertis Shehu dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 ha tokë në Levan! Zbulohet SKEMA

Pas Semanit, Ertis Shehu dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 ha tokë në Levan! Zbulohet SKEMA

foto ilustruese FIER- Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, i arrestuar pak ditë më parë në kuadër të hetimit për tjetërsimin e rreth 1,143 hektarëve tokë në zonën e Semanit, rezulton i përfshirë edhe në një tjetër procedim penal të Prokurorisë së Fierit. Këtë herë, bëhet fjalë për regjistrimin dhe tjetërsimin e rreth 71.7 hektarëve tokë në Levan dhe Dërmenas. Sipas Prokurorisë, çështja nis me një vendim të vitit 2008 për njohjen dhe kompensimin e 100 hektarëve tokë, ku pavarësisht se njëri prej trashëgimtarëve përfituar, Ervin Habilaj kishte përfituar kompensimin prej 53 milionë lekësh, dyshohet se kishte nisur regjistrimin e 6 pasurive me sipërfaqe 71.7 hektarë tokë. Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë tjetërsuar nëpërmjet shitjes, duke gjeneruar të ardhura në vlera të konsiderueshme....