Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare shënuan rënie të hënën, duke u tërhequr nga nivelet më të larta të gati gjashtë muajve. Lëvizja vjen në një kohë kur përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë zbutur shqetësimet për furnizimin me energji, ndërsa sulmet në Arabinë Saudite vijojnë të mbajnë tregjet në gatishmëri. Kontratat e së ardhmes për naftën Brent ranë me 2.21 dollarë, ose 1.89%, duke zbritur në 114.51 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u ul me 2.23 dollarë, ose 2.16%, në 101.04 dollarë për fuçi, sipas të dhënave të raportuara nga Reuters. Pavarësisht rënies të së hënës, të dy treguesit e naftës kishin regjistruar rritje gjatë javës së kaluar. Brent u rrit me...