Burimi:
Monitor.al

Pas regjistrimit si persona juridik, OJF-të 40 ditë afat për deklarimin e pronarit
👁12168
Organizatat jofitimprurëse të regjistruara si persona juridik, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e pronarit përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP).QKB njofton se afati për regjistrimin e tyre është 40 ditë kalendarike nga data e regjistrimit si person juridik. Në të kundërt mosregjistrimi brenda afatit sjell kundërvajtje administrative sipas ligjit nr.112/2020 “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar.Mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda afatit të përcaktuar në ligji dënohet me gjobë në vlerën 500 mijë lekë.Regjistrimi fillestar i të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues bëhet nga personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues,...