Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas PS, edhe PD depoziton ankesë në KQZ për votën e emigrantëve: Kompania postare ka shkelur protokollin
👁12541
Partia Demokratike ka depozituar një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me administrimin e procesit të votimit nga jashtë vendit. Në dokumentin e dorëzuar, PD pretendon se protokolli i nënshkruar ndërmjet KQZ-së, partive politike dhe kompanisë postare DHL nuk është zbatuar. Sipas PD në disa raste zarfet me materialet zgjedhore nuk janë dorëzuar personalisht tek votuesit, por janë marrë nga persona të tjerë, pa u kryer verifikimi i identitetit dhe pa firmë nga zgjedhësit. Nga ana tjetër ankesa përfshin edhe raste kur zarfet janë lënë në hyrje banesash apo në kuti postare. PD sjell në vëmendje disa raste të...