Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas Pano Sokos, largohet nga “Nisma Thurje” edhe Rigerta Loku, zbulon arsyen: Të dyja palët mbajtën qëndrime të gabuara
Pas Pano Sokos, edhe kandidatja e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Rigerta Loku është larguar nga “Nisma Thurje”. Në një prononcim për Top Channel, ajo u shpreh se arsyet janë debatet e fundit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit. Sipas Lokut, të dyja palët mbajtën qëndrime të gabuara në këtë çështje. “Arsyeja është shkaku i të gjitha ngjarjeve që kanë vijuar mes dy subjekteve kohët e fundit.Nuk jam aspak dakord se si vijuan punët pas marrjes së mandatit. Qëndrimet kanë qënë të gabuara, kush më shumë e kush me pak, nga të dyja palët. Unë mund të mbaja qëndrim kundrejt Nismës,...