Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pas kullës me kokën e Ramës, qytetarët denoncojnë: Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shprehet i shqetësuar se institucionet publike në Shqipëri, po personalizohen nga titullarët politikë të rilindjes së Edi Ramës. ‘Dëshiroj t’ju informoj për një detaj që më ka rënë në sy gjatë përdorimit të portalit zyrtar E-Albania. Avatari që shfaqet si “sekretare virtuale” në këtë platformë më ngjason shumë me figurën publike të znj. Elisa Spiropali. Kjo më ka krijuar një ndjesi jo të këndshme, sidomos në kontekstin e një klime politike ku shpesh krijohet përshtypja se çdo institucion publik po personalizohet apo privatizohet në mënyrë...