Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pas Kukësit, PD ankimon rezultatin edhe për Beratin: Të përsëriten zgjedhjet
👁8913
Partia Demokratike ka depozituar një ankim zyrtar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit zgjedhor në qarkun e Beratit. Në kërkesën e saj, PD kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së të gjithë procesit zgjedhor në këtë zonë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Ky është ankimi i dytë i bërë nga PD, pas atij në qarkun e Kukësit, ku megjithëse rezultoi forcë e parë me dy mandate kundrejt një mandati të PS-së, partia pretendon për parregullsi të rënda si blerje votash, manipulim të votës së diasporës dhe...