Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pas Joao Felix, Ronaldo kërkon edhe yllin tjetër portugez tek Al-Nassr
Pas transferimit të Joao Felix, Al-Nassr e shtyrë drejtpërdrejt nga Cristiano Ronaldo po tenton transferimin e një tjetër ylli të madh portugez. “A Bola” raporton se klubi saudit po kërkon me ngulm transferimin e Bruno Fernandes. Nuk është hera e parë që për mesfushorin portugez të Manchester United ka interes nga klubet arabe, por herët e tjerë janë refuzuar nga vetë lojtari. Situata mund të ndryshojë këtë herë, duke qenë se në lojë është vetë Cristiano Ronaldo. Sipas raportimit në fjalë, Al-Nassr po përgatit një ofertë që nuk mund të refuzohet dot nga Man. United, gjithashtu dhe një pagë bindëse...