Pas Izraelit, Hamasi dërgon delegacion në Kajro për të diskutuar ide të reja armëpushimi në Gaza

Pas Izraelit, Hamasi dërgon delegacion në Kajro për të diskutuar ide të reja armëpushimi në Gaza

Një delegacion i Hamasit do të shkojë në Kajro për të diskutuar me ndërmjetësit “ide të reja” për një armëpushim në Rripin e Gazës pas 18 muajsh lufte, tha një zyrtar i lartë i Hamasit për AFP. Delegacioni, i cili përfshin kryenegociatorin e Hamasit, Khalil al-Haya, “do të zhvillojë takime me zyrtarët egjiptianë për ide të reja në mënyrë që të arrihet një armëpushim” në enklavën palestineze, tha zyrtari, disa ditë pasi Hamasi refuzoi një propozim izraelit për një armëpushim të përkohshëm. Dje, një delegacion izraelit ishte në Kajro për të njëjtën arsye. Ndërkohë, një zyrtar i lartë palestinez i tha BBC-së se ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti kishin propozuar një formulë të re...
Burimi: Vizionplus.tv