Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pas gjobitjes nga Komisioni Evropian, TikTok njofton ndërtimin e një qendre të dhënash në Finlandë: Do të investojmë 1 miliard euro!
👁8225
Aplikacioni kinez, TikTok njoftoi se do të investojë 1 miliard euro për të ndërtuar një qendër të dhënash në Finlandë, disa ditë pasi Komisioni Evropian i vendosi një gjobë të rëndë për transferimin e të dhënave personale të evropianëve në Kinë. Kompania, në pronësi të grupit kinez ByteDance, theksoi se kjo qendër të dhënash përbën një hap të rëndësishëm për të mbështetur angazhimin e saj ndaj sigurisë së të dhënave në Evropë. Javën e kaluar, BE vendosi një gjobë prej 530 milionë eurosh duke e akuzuar TikTok-un për dërgimin e të dhënave personale të qytetarëve evropianë në Kinë dhe mosgarantimin se autoritetet kineze nuk do të...