Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Pas flamurit, përdhoset edhe shtatorja e Skënderbeut në Prizren
Pas sulmit të papranueshëm ndaj flamurit kombëtar në Suharekë, një tjetër akt i turpshëm ka tronditur shqiptarët në Kosovë. Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në qytetin historik të Prizrenit është përdhosur, ku përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar u ngjyrosën me ngjyrë ari.Shoqata “Trojet e Arbrit” reagoi ashpër, duke dënuar këtë veprim si një sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë kombëtare shqiptare. Kryetari i shoqatës, Mr. Sc. Nue Oroshi, përmes një postimi në Facebook bëri thirrje urgjente për veprime të menjëhershme nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë, duke kërkuar ndëshkimin...