Pas dy seancave të dështuara mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës për konstituimin, betimi i deputetëve i pasigurt dhe sot

Pas dy seancave të dështuara mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës për konstituimin, betimi i deputetëve i pasigurt dhe sot

Nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të miratohet së shpejti nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës. Miratimi i këtij raporti do të jetë sërish sfidë edhe të shtunën, kur pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, thonë disa nga deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, si dhe njohës të zhvillimeve politike. Miratimi i këtij raportit i hap rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë dhe më pas edhe procedurave të tjera që çojnë drejt përmbylljes së konstituimit të përbërjes...
Burimi: Sot.com.al