Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas dorëheqjeve masive, prezantohen në Fier administratorët e rinj të njësive administrative
Në ambientet e Bashkisë Fier u zhvillua prezantimi zyrtar i administratorëve të rinj të njësive administrative të qytetit. Takimi u zhvillua në prani të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kryetarit të Bashkisë Fier Armando Subashi, deputetes Antoneta Dhima, si dhe deputetëve të rinj të Qarkut Fier, Ceno Klosi dhe Ramion Kurti. Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e përfshirjes së burimeve të reja njerëzore në administratën vendore, si një hap i rëndësishëm për të forcuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe për të rritur efikasitetin në zgjidhjen e problemeve të komunitetit. Ndërkohë, kryebashkiaku Subashi foli për sfidat që mbeten përpara, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë midis njësive administrative dhe Bashkisë në funksion të projekteve zhvillimore të qytetit dhe zonave përreth. Deputetja Dhima dhe deputetët e rinj...