Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas disa orësh Greqia hap sportelin, nis qarkullimi i mjeteve në Qafë Botë
Pas disa orësh është hapur qarkullimi për mjetet në pikën kufitare në Qafë Botë. Ky pezullim i qarkullimit të mjeteve kishte nisur që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm pas arrestimit të një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat. Ene nuk ka detaje për arsyen e arrestimet dhe akuzave që bien ndaj tij. Mësohet se në pikën kufitare greke ishte vënë shiriti i policisë. Tashmë ka nisur lëvizja normale e mjeteve, pas hapjes së sportelit nga pala greke. Para se të hapej qarkullimi për mjetet lejohej vetëm kalimi i këmbësorëve vetëm pa bagazhe.