Pas dëbimit nga Mali i Zi, themeluesi i rrjetit rus Rybar mbërrin në Serbi
Kreu i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, bashkëshortja e tij Valeria dhe tre kolegë të tyre, të cilët u dëbuan nga Mali i Zi, mbërritën në Beograd të premten në mbrëmje. Në aeroportin e Beogradit, ata njoftuan se gjatë ditëve në vijim do t’i shqyrtojnë hapat e mëtejshëm, përfshirë angazhimin e avokatëve, raportoi Radiotelevizioni i Malit të Zi. Ata u larguan nga Mali i Zi drejt Serbisë fqinje pasi ishin urdhëruar nga autoritetet malazeze të largoheshin nga vendi për shkaqe të “sigurisë kombëtare dhe të brendshme”. Vendimin për dëbimin e tyre e mori Drejtoria e Policisë së Malit të Zi. Radio Evropa e Lirë (REL) iu drejtua Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për koment lidhur me hapat e mëtejshëm që mund të...
Burimi:
syri.net