Burimi:
Javanews.al

Pas burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit, partia kryesore opozitare turke rizgjedh kreun e saj
👁10324
Partia Popullore Republikane (CHP) e Turqisë zhvilloi sot, të dielën më 6 prill, një kongres të jashtëzakonshëm në Ankara, nën hijen e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Stambollit dhe kandidatit të partisë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Ekrem İmamoğlu. Kongresi konfirmoi ri-zgjedhjen e kandidatit të vetëm, Özgür Özel, në krye të partisë opozitare. Özel mori 1.171 vota nga gjithsej 1.276 delegatë të pranishëm. Po ashtu, u zhvilluan zgjedhje për të 181 anëtarët e Këshillit të Partisë. “Sot Turqia drejtohet nga një juntë që frikësohet nga zgjedhjet, frikësohet nga kundërshtarët e saj, frikësohet nga populli. Erdoğan nuk është një president...