Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas “bilancit” në terren për problemet e qytetarëve, Rama mbledh sot deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë
Kryeministri Edi Rama do të mbledh pasditen e sotme në orën 18:30 deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë Tiranë. Kryeministri u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë këtyre muajve të verës dhe të takohen me qytetarët dhe të evidentojnë problemet që ata kanë dhe të bashkërendojnë një plan pune për zgjidhjen e tyre. Gjatë kësaj kohe deputetët kanë zbritur në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve dhe do t’i raportojnë ato tek kreu i qeverisë. Takimi do të zhvillohet në një nga hotelet e kryeqytetit.